Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me zyrtarin e lartë të BE-së, Josep Borrell.

Ka qenë përfaqësuesi i BE për politikën e jashtme ai që ka bërë të ditur këtë fakt përmes një statusi në Twitter.

“Takova Kryeministrin Edi Rama në Policy Conference 2021. Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm, Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE-së.”, -shkruan Borrell.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb