Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Azerbajxhan.

Rama është takuar së pari me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, teksa pritet të takojë dhe kryetaren e Kuvendit si dhe Kryeministrin.

“Është kënaqësi që gjendem këtu pas një fushate pas një të madhe që ishte kthyer në një situatë të pa dëshirueshme. Në cilësinë e kryetarit të OSBE dhe anëtarit të sigurimit, Shqipëria është dhe do të jetë në mbështetje të Azerbajxhanit. Ne përgëzojmë përpjekjet tuaja të lëvdueshme dhe shembullore për paqe dhe bashkëpunim afatgjatë me Armeninë. Jemi të bekuar të kemi urë të fortë mes nesh që është Turqia. Ne mund të bëjmë më shumë për bashkëpunimin tonë. Pres me padurim që të dëgjoj e shoh perspektivat dhe ç’kanë arritur ekipet tona në energjinë dhe turizmin. Ne kemi të drejtën tonë për të qenë xheloz për Malin e Zi. Atje keni bërë një investim masiv. Shpresoj fort që ju do të bëni të njëjtën gjë dhe pres të mbani fjalën e të vini në Shqipëri tani që COVID-i është zbutur. Ndërkohë që prisja që të vinit, thash pse të mos shkoj unë. Ne presim me padurim që të lajmë borxhin në momentin që do të vini në vendin tonë”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb