TIRANË- Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në mbrëmje Panairin Ndërkombëtar të Mobilierisë që u çel në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë. Kreu i qeverisë tha se ky sektor ka potencial për të rritur numrin e të punësuarve, ndërsa shprehu bindjen që kjo industri do të bëjë pjesë të sajën edhe talentet e reja.

“Është një ekspozim shumë mbresëlënës i ideve dhe kurajës së jashtëzakonshme të këtyre njerëzve. Është një sektor që sot numëron mbi 80 mijë të punësuar dhe ambicia është për të shkuar përtej 100 mijë të punësuarve duke siguruar mbështetjen për këtë sektor, për të rritur besimin e konsumatorëve në vend por dhe për të eksportuar. Ka shumë vend për të përmirësuar që të shkohet drejt ciklit të mbyllur dhe dizajni të jetë produkt vendas. Kam bindjen që industria është krahëhapur për talentet dhe njerëz të talentuar”, deklaroi Kryeministri Rama.

Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë do të qëndrojë i hapur deri më datën 15 mars

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: