MAQEDONI E VERIUT

Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur negativisht BDI-së për unifikimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut për të vendosur një kryeministër shqiptar.

Sipas Aleancës për Shqiptarët që bashkë me Alternativa fituan 12 deputetë, BDI 6 ditë më parë, në zgjedhjet e 15 korrikut mbushi kutitë dhe blenë votat.

 

“Është hipokrizi totale e një funksionari të lartë të BDI-së i cili para 5-6 ditësh i ka mbush kutitë, i a blerë votat, ka bërë inxhiniering zgjedhor, i ka keqpërdor dhe e ka abuzuar vullnetin politik të shqiptarëve, e tash kërkon falje dhe fton që të uleni bashkë. Njësoj si një hajdut që vjen në shtëpinë tuaj, vjedhë dhe pas dy ditësh u thirre në drekë të shkoni mysafir tek ai, që për ne është e papranueshme”- deklaroi Arben Taravari, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët.

Përveç këtyre dy partive në koalicion, asnjë parti tjetër shqiptare deri më sot nuk i është përgjigjur pozitivisht BDI-së. Lëvizja Besa e cila ishte në një koalicion parazgjedhor me LSDM dhe partia rivale PDSH e Menduh Thaçit kanë vendosur të heshtin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb