SPANJË-Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy është goditur me grusht në kokë nga një adoleshent. Ngjarja ka ndodhur gjatë një takimi elektoral të kryeministrit, para zgjedhjeve të përgjithshme të së shtunës.

Mediat spanjolle raportojnë se 17-vjeçari është shprehur i kënaqur për veprimin e tij. “Jam i gëzuar që e bëra këtë”, -ka thënë ai, pavarësisht se është ndaluar me pas nga forcat e sigurisë.

Zëdhënësi i kryeministrit tha se Mariano Rajoy nuk ka pësuar lëndime serioze si pasojë e grushtit, por më vonë ai është parë me shenja në fytyrë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb