SUEDI– Kryeministri suedez, Stefan Lofven sakrifikoi sot dy anëtarë të ekipit të tij, një prej të cilëve zyrtar i Partisë Socialdemokrate i ngarkuar me Ministrinë e Brendshme, për të shpëtuar qeverinë e tij të pakicës, dobësuar nga një skandal i rrjedhjes të të dhënave jashtë vendit.

Stefan Lofven nuk njoftoi zgjedhje të parakohshme legjislative, ndryshe nga ajo që mendonin disa komentatorë politikë duke konfirmuar se do të qendronte në këtë post deri në fund të mandatit (2014-2018).

“Nuk kam qëllim ta fus Suedinë në një krizë politikë”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

“Kam parashikuar disa alternativa dhe do të zgjedh më të mirën për vendin, i cili po përballet me sfida të mëdha”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb