SUEDI– Kryeministri i Suedisë ka reguar pas sulmit në me kamion në qendër të kryeqytetit, Stokholm ku humbën jetën 3 persona si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Stefan Lofven tha se bëhet fjalë për sulm të mundshëm terrorist duke u nisur nga mënyra si është vepruar.

“Të gjitha veprimet tregojnë se kemi të bëjmë me sulm terrorist. Për momentin është arrestuar një i dyshuar, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes”- tha kryeministri i Suedisë Stefan Lofven.

Ndërkohë edhe Agjencia e Inteligjencës e Suedisë e ka përshkruar sulmin me kamion si një sulm dhe jo si një aksident. Sakaq mediat vendase bëjnë me dije se kamioni që ka kryer sulmin rezulton i grabitur.

Kamioni hyri në rrugën Klarabergsgatan, e cila është një ndër më të frekuentuarat nga këmbësorët. Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihen njerëz që vrapojnë të tmerruar si dhe disa të tjerë të shtrirë në rrugë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: