Kreu i Qeverisë së udhëhequr nga talebanët në Afganistan, Mullah Muhammad Hassan Akhund, takoi në Kabul përfaqësues të Rusisë, Kinës dhe Pakistanit, tha të martën zyrtari taleban, Ahmadullah Muttaqi.

Në një postim në Twitter, ai shkarkoi edhe një fotografi që supozohet se tregon të dërguarin rus në Afganistan, Zamir Kabulov, përfaqësuesin e posaçëm të Pakistanit në Afganistan, Mohammad Sadiq Khan, dhe të dërguarin e posaçëm të Kinës në Afganistan, Yue Xiaoyong.

Muttaqi tha se në takim morën pjesë edhe ministri taleban i Punëve të Jashtme, Amir Khan Muttaqi, dhe ministri taleban i Financave, Hedayatullah Badri.
Detaje të tjera për takimin nuk u dhanë. Talebanët kanë formuar Qeverinë e tyre në Afganistan më 7 shtator. Ajo nuk është njohur ende nga asnjë vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb