BRITANI-Kohërat më të mira janë përpara nesh, theksoi sot kryeministrja britanike Theresa May duke iu referuar çështjes postBrexit dhe premtimin për t’i dhënë fund 10 viteve të kursimit.

‘’Ne do të shohim rënien e borxhit dhe mbështetjen për shërbimet sociale që do të rriten,” siguroi kryeministrja konservatore për të ardhmen e afërt, duke pranuar se ka “zgjidhje të vështira për t’u bërë në të ardhmen”.

Por, për udhëheqësin e opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, fundi i masave shtrënguese “është vetëm një zhgenjim i madh nga konservatorët”, raporton ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb