BEOGRAD– Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, thotë se administrata e tanishme amerikane “është e gatshme të dëgjojë qëndrimin e Serbisë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

“Shumë herë kam pasur përshtypjen se kam para vetes një bashkëbisedues që nuk është i gatshëm të dëgjojë – sikur të flasësh me murin. Tani kemi bashkëbisedues që është i gatshëm të dëgjojë”, tha Brnabiç për Radio-Televizionin e Serbisë.

Duke komentuar synimin e Briatnisë së Madhe që të mos e fusë Kosovën në planin e punës gjatë kryesimit të këtij vendi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në gusht, Brnabiç tha se fjala është për “qëllim të pasinqertë politik”.

“Realisht nuk ekzistojnë shumë gjëra që mund t’i bëjmë direkt, por do të vazhdojmë luftën diplomatike. Kombet e Bashkuara do të duhet të diskutojnë për situatën në Kosovë, siç kanë bërë deri më tash”, tha Brnabiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb