SERBI

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar sërish për taksat e vëna nga Kosova, duke theksuar se nuk ka kompromis.

“Taksat që Prishtina ka imponuar për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, krijimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe erozioni i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, jo një hap, por 50 hapa prapa”, deklaroi sot Bërnabiq.

Në një intervistë për TV Pink, Bërnabiq theksoi se për shkak të të gjitha këtyre vendime nga ana e Kosovës, nuk shikon asnjë shenjë kompromisi.

Ajo beson se Beogradi dhe Prishtina janë larg nga kompromisi, duke thënë se e sheh si kërcënim të madh “vendimin politik” në lidhje me hapjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Bërnabiq thotë se ky hap i marrë nga  Kosova dhe Shqipëria,  çon në krijimin e “Shqipërisë së madhe”.

 BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: