Kryeministrja e Zelandës së re ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të ndodhur në dy xhamitë në Christchurch. Jacinda Ardern, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore ku të pranishëm ishin 20 mijë persona.

Kjo ceremoni u mbajt nën qiellin e hapur, ku e para e ekzekutivit të Zelandës theksoi se “Racizmi nuk ka vend këtu”. Sulmi terrorist ka ndodhur para dy javëve ku mbetën të vrarë 50 persona, të cilët ishin duke i kryer faljen e namazit të xhumasë.

Më 15 mars, të paktën 50 persona u vranë kur një terrorist hapi zjarr ndaj besimtarëve gjatë faljes së namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.  28-vjeçari Brenton Tarrant, i lindur në Australi, po mbahet si i dyshuar në burgun e sigurisë së lartë në qytetin Auckland dhe përballet me akuzat për masakër.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb