Kryeministrja e Serbisë, Ana Brabiç deklaroi se zgjidhja e problemit me Republikën e Kosovës është çështja më e rëndësishme për shtetin serb. Ajo tha se mes këtyre çështjeve është dhe zgjidhja e kufirit me Kosovën.

“Asnjë çështje tjetër nuk është më e rëndësishme sesa problemi me Kosovën. Si politikan të përgjegjshëm nuk duhet të refuzojmë asnjë mundësi përderisa negociatat janë duke vazhduar. Çështja jonë më e rëndësishme është që të sigurojmë një jetë të sigurt për qytetarët serbë që jetojnë në Republikën e Kosovës”, tha ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb