Kryeministri i Malajzisë Mahathir bin Mohamad i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së Donald Trump të japë dorëheqjen.

Mahathir po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në lidhje me marrëveshjen e ashtuquajtur të paqes të shpalosur nga Trump në një konferencë për shtyp në Platformën Ndërparlamentare për Kudsin.

I pyetur se çfarë këshille ka për Trumpin për marrëveshjen e ashtuquajtur të paqes, Mahathir u përgjigj: “Dorëheqje”.

Më 28 janar në Washington, pa përfaqësim të autoriteteve palestineze, presidenti amerikan Donald Trump shpalosi planin prej 80 faqesh së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, ndër të tjera, parasheh që Kudsi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit.

Sipas planit, i quajtur nga Trump si “Marrëveshja e Shekullit”, SHBA-ja po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.

Gjatë shpalosjes së planit, Trump pohoi se ky është “shansi i fundit” për palestinezët për të pasur një shtet të pavarur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb