GREQI- Policia greke publikon të dhënat për dy shqiptarë të arrestuar për dy grabitje me armë në Anoiksi dhe Agio Stefano të Greqisë. Bëhet e ditur se Gerti Meto, rezulton gjithashtu i arratisur nga një burg grek në vitin 2013 ku vuante dënim me 10 vjet për trafik droge.

Ndërkohë, shqiptari tjetër i arrestuar është Ilir Bino. Gjatë arrestimit atyre iu sekuestrua një pistoletë dhe mjete të tjera për grabitje, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Sakaq, publikimi i të dhënave bëhet me qëllim identifikimin nga të tjerët dhe zbulimin e veprave të tjera penale që mund të kenë kryer.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: