Kukësi dhe Tirana do të luajnë në “Air Albania Stadium” ndeshjen e parë të javës së 23-të, një sfidë që do të përcaktojë shumë sa i takon kreut të tabelës, me verilindorët që udhëheqin kampionatin me një pikë më shumë sesa bardheblutë.

Natyrisht që kjo sfidë ka interes të madh, ndërsa për “Balkanweb” burime pranë klubit të Kukësit, që është dhe organizatori i ndeshjes, bëjnë me dije se janë shitur 5500 bileta deri më tani, teksa ky numër pritet të rritet në orët në vijim.

Nuk ka ende një të dhënë për numrin e saktë të biletave për secilën tifozëri, por është lehtësisht e kuptueshme që në një takim që luhet në kryeqytet, Tirana të ketë dhe suportin më të madh në shkallët e stadiumit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb