Kukësi do të presë Tiranën në fundjavë në kryesfidën e javës së 5-të, që do të vendosë përballë njëri-tjetrit nënkampionët e sezonit të shkuar dhe kryesuesit aktualë, dy ekipe pretendente për triumfin final. Ndeshja ishte parashikuar të luhej në Kamëz në orën 16:00, por drejtuesit e klubit verilindor kanë menduar që t’i lënë më shumë kohë Kamzës të ndreqë stadiumin e saj dhe gjithashtu për spektaklin, duke e çuar sfidën në “Loro Boriçi” dhe në orën 19:00.

Njoftimi i Kukësit:

Ndeshja e Javës së Pestë për Kategorinë Superiore, FK Kukësi – KF Tirana, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Drejtuesit e Klubit tonë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, kanë vendosur që këtë ndeshje mjaft të rëndësishme ta zhvendosin në Elbasan, pasi në stadiumin e Kamzës po punohet për të arritur standardet optimale. Ndryshe nga sa ishte planifikuar, përballja mes skuadrës nënkampione dhe asaj kryeqytetase do të zhvillohet në orën 19:00, pasi temperaturat parashikohen të jenë mjaft të larta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb