Të enjten në mbrëmje, shumë qytete iraniane dëshmuan kryengritje popullore kundër rritjes astronomike të çmimeve të bukës dhe të mallrave bazë, dhe kundër planeve të kabinetit të Ebrahim Raisit për t’i plaçkitur më tej njerëzit. Në Ahvaz, populli protestoi kundër çmimeve të larta në të gjithë qytetin. Protestuesit në Izeh brohorisnin “Vdekje Khamenei-t”. Forcat represive të regjimit hapën zjarr mbi njerëzit, duke plagosur disa prej tyre.

Populli i Dorudit shprehu zemërimin dhe urrejtjen e tij ndaj regjimit klerikal me thirrjet, “Vdekje Khamenei-t”, “Pushkë, topa dhe tanke, Khamenei duhet të hiqet”. Përplasjet mes të rinjve dhe agjentëve represivë vazhduan deri në orët e vona të natës.

Në Shahrekord, protestuesit thirrën, “Vdekje diktatorit”, “Raisi gënjeshtar, çfarë u bë me premtimet e tua boshe”, “Raisi turp të kesh, largohu nga vendi ynë”, “Kjo qeveri është e turpshme”, “Iranianët vdesin dhe nuk e pranojnë poshtërimin”, dhe “Pushkë, topa dhe tanke, mullahët duhet të ikin”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Banorët e Andimeshk protestuan kundër rritjes së lartë të çmimeve dhe Forca e Sigurimit të Shtetit hapi zjarr ndaj tyre. Të rinjtë rezistuan dhe përplasjet me forcat represive të regjimit vazhduan për orë të tëra.

Njerëzit e Junqan në provincat Çaharmahal dhe Bakhtiari dolën në rrugë duke thirrur, “Raisi, turp të kesh, lëre vendin tonë të qetë”. Të rinjtë e rebeluar bllokuan rrugën duke djegur goma dhe pushtuan bazën e focave të urryera Basij.

Regjimi ndërpreu ose ngadalësoi internetin për t’iu kundërvënë protestave në shumë zona.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti popullin dhe të rinjtë që kanë dalë në rrugët e Ahvaz, Andimeshk, Hamedan, Isfahan, Dorud, Tabriz, Teheran, Izeh, Junqan dhe Shahrekord, dhe që u përballën me banditët e Basij dhe IRGC. Ajo përsëriti se: Përdorimi i armëve dhe gazit lotsjellës nuk mund ta thyejë më vullnetin e protestuesve për ta çliruar Iranin nga kthetrat e mullahëve kriminelë dhe për të vendosur liri, drejtësi dhe prosperitet. Lufta do të vazhdojë deri në fitore!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: