IKMT ka bllokuar mesditën e sotme mjetet e Fabrikës së tullave në Krekëz të Sarandës, pasi kryenin aktivitete të paligjshme pranë argjinaturë së lumit Kalasë.

Sipas burimeve bëhet me dije se pas informacioneve të marra në rrugë operative është arritur të zbulohen sot  dy mjete të rënda në tokë bujqësore shtet të ndodhur pranë argjinaturës së lumit Kalasë që punonin  duke marrë baltë për tulla pa dokumentacionet përkatës.

Menjëherë është bërë denoncimi në polici ku kjo e fundit ka shoqëruar drejtuesit e mjeteve të rënda Ermir Thoma dhe Romeo Llolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: