Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari në lidhje me burimet që ka shfrytëzuar për të ndërtuar pasurinë e tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi tha se sipas raportit të OSBE, pasuria e kreut të qeverisë tetë vite më parë ishte 200 milion euro.

Postimi i plotë:

Edi Rama para se të “sfidojë” qytetarët për emrat e biznesmenëve që i kanë dhënë para duhet të japë llogari se me ç’burim e ndërtoi pasurinë, që tetë vite më parë sipas raportit të OSBE ishte 200 milion euro. Imagjinoni tani!
Çdo shqiptar e di që Edi Rama ështe kryeoligarku i Shqipërisë. Ai është ideatori dhe përfituesi kryesor i çdo afere korruptive. Nga 430 milion eurot e inceneratorëve fiktivë tek informaliteti multimilionësh i përditshëm i klientëve të tij, që i favorizon me ligje speciale për të zhvatur shqiptarët.
Çdo shqiptar e di që Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë betonizuar Tiranën me kulla me dhe pa leje, sepse ata janë përfituesit kryesorë të pastrimit të pareve të pista të krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar, nga Ndragheta tek karteli meksikan Sinaloa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb