Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç, ka shpallur sot se më 15 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ndërsa raundi i dytë do të mbahej pas dy javësh, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i fiton më tepër se 50% të votave.

Presidenti aktual, Filip Vujanoviç, ishte president për tri mandate pesëvjeçare të njëpasnjëshme dhe më nuk ka të drejtë të garojë.

Ai ishte presidenti i Malit të Zi kur ky vend u shkëput nga shteti i atëhershëm, Serbia dhe Mali i Zi, në vitin 2006.

Paraqitja e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit duhet të bëhet deri më 26 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb