Nga Duma Shtetërore e Rusisë po dalin raporte për komentet e bëra sot nga kryetari i parlamentit të Kremlinit.

Vyacheslav Volodin u citua të thoshte se Ukraina ishte bërë një “shtet terrorist” ndërsa ai foli për luftën në vazhdim.

Ai gjithashtu akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy si kreun e një “regjimi kriminal”.

Volodin tha gjithashtu se Ukraina po bënte “gjithçka” për të siguruar që trupat e Moskës nuk do të ndalonin “operacionin e tyre special ushtarak” në kufijtë e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR) dhe Republikës Popullore të Luhanskut (LPR) në Ukrainën lindore, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Vërejtjet vijnë pasi Moska pretendoi “çlirimin” e të gjithë rajonit të Luhansk të dielën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb