Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Ambasadori Bucci i shprehu Kryetares Nikolla urimet për zgjedhjen në këtë detyrë të lartë dhe përsëriti vullnetin e Italisë për të zgjeruar bashkëpunimin e suksesshëm me Shqipërinë në të gjithë sektorët.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë unike e speciale dhe ne do të punojmë për intensifikimin e tyre”, nënvizoi Ambasadori Bucci.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, falenderoi Ambasadorin Bucci për urimet dhe vuri në dukje se Kuvendi do të bëjë më të mirë për nxitjen e bashkëpunimit midis të dy vendeve.

“Me opozitën në Kuvend, Shqipëria po ecën drejt normalitetit dhe Kuvendi do të rrezatojë klimën e re të bashkëpunimit politik. Ne i jemi mirënjohës Italisë për mbështetjen si avokate në rrugëtimin tonë europian, për kontributin e gjithanshëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për fatin se është bërë shtëpia e dytë e qindra-mijra emigrantëve shqiptarë”, nënvizoi Kryetarja Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb