Patriarku rus Kirill është bërë pjesë e një incidenti të pakëndshëm gjatë një shërbimi në kishën e Novorossiysk.

Kreu i Kishës Ortodokse ruse ka rrëshqitur prej shkallëve, për shkak të dyshemesë së lagur me ujë të shenjtë gjatë pagëzimit.

Në një video që po qarkullon në rrjet mund të shihet Kirill që rrëshqet nga foltorja dhe përplaset në tokë, ndërsa televizoni rus e ndryshon me shpejtësi pamjen, duke shfaqur imazhe jashtë kishës.

Sipas mediave nuk raportohet për ndonjë dëmtim të rëndë të kreut të Kishës Ortodokse Ruse.

“Dyshemeja është e bukur, mund ta shihni veten në pasqyrë, është kaq e shndritshme dhe e lëmuar. Por kur uji bie mbi të, edhe nëse është ujë i shenjtë, janë ligjet e fizikës që mund të rrëshqasësh. Fatkeqësisht, rashë në këtë dysheme të bukur, por me dëshirën e Zotit pa asnjë pasojë”, tha Kirill më vonë gjatë predikimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb