Justin Welby ka pranuar se sulmet terroriste në Paris e kanë shtyrë atë që të dyshojë në prezencën e Zotit. Arqipeshkvi i Canterburyt ka thënë se kishte shumë pyetje se përse ndodhën sulmet dhe ku ishte Zoti kur militantët xhihadistë sulmuan kryeqytetin e Francës, shkruan Daily Mail.

Ai ka thënë se reagoi me “pikëllim të thellë” për sulmet, veçantërisht kur aid he gruaja e tij jetuan në Paris kur ai ishte një ekspert i vajit.

I pyetur nëse sulmet e kanë shtyrë atë që të dyshojë se ku ishte Zoti, ai ka thënë: Po, kam menduar”, transmeton Koha.net.

I ftuar në emisionin “Songs of Praise”, i cili do të transmetohet këtë të shtunë në BBC, ai ka thënë: “Të shtunën në mëngjes, unë po shëtisja dhe po lutesha duke thënë: ‘Zot përse – përse ndodhi kjo’”.

“’Ku je ti pas gjithë kësaj?’, unë po flisja me Zotin. Po, dyshova në ekzistencën e tij”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb