Përfaqësues të dy prej qarqeve më problematike për kultivimin e kanabisit, Shkodra dhe Vlora janë thirrur në një takim të përbashkët nga prezenca e OSBE në Shqipëri. Gjatë takimit që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, drejtorja në detyrë e OSBE-së, Katerine Kristesashvili u shpreh se institucionet vendore kanë pasur mangësi të njohurive për të luftuar kultivimin e kanabisit. Ajo tha se vendorët duhet të kontribuojnë në zhdukjen e qëndrueshme të kanabisit, duke dhënë një mesazh të qartë për eliminimin e këtij fenomeni.

Në këtë takim ishin të pranishëm drejtues të policive të dy qarqeve, kryebashkiakja, Voltana Ademi si dhe kryepleq të Shkodrës e të Vlorës. Gjatë fjalës së tij, kreu i policisë Shkodër, Vehbi Bushati e quajti 2018-ën si vitin me rezultatin më të mirë në 20 vite në luftën antikanabis. Ndër-kaq, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës “sulmoi” ish-drejtorin e policisë së këtij qarku se ka favorizuar kultivimin e hashashit. “Alban Çela nuk kishte aspak vullnet për të luftuar drogën në Shkodër. Po të ishte ai drejtor policie, s’do kishte çfarë t’i bënte as OSBE, as ne të gjithë këtu dhe askush tjetër, dhe kultivimi do vazhdonte të rritej tepër, prandaj vullneti ka shumë rëndësi”, deklaroi Ademi. Ndërkaq, një nga kryepleqtë e Vlorës ka deklaruar se jetojnë nën kërcënimin e kriminelëve që merren me kanabisin, ndërsa vazhdojnë të paguhen me rrogë qesharake, prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj.

KRYEBASHKIAKJA VOLTANA ADEMI
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se ka qenë mosbesuese ndaj policisë, ndërsa u shpreh se pavarësisht rezultateve pozitive në 2018-ën, ende ka probleme. “Kam qenë mosbesuese ndaj Policisë së Shtetit në dy vitet e fundit për shkak të situatës problematike nga kultivimi i kanabisit. Tashmë duhet thënë se për 2018-ën rezultatet janë pozitive dhe situata është përmirësuar, por nga ana tjetër sërish grupet kriminale tentojnë të veprojnë në terren dhe kjo punë nuk duhet të ndalet, deklaroi kryebashkiakja.

Ndërkaq, Ademi dha disa propozime se çfarë duhet të ndryshojë për policinë, ndërsa nuk nguroi të akuzojë ish-drejtorin e policisë, Alban Çela se nuk ka pasur vullnet të luftojë kultivimin e ka-nabisit. “Unë them se infrastruktura për policinë është shumë e dobët dhe e kam fjalën për makinat e policisë që kanë probleme në zonat malore, flas për veshjen e efektivëve që duhen në mal apo gjëra të tjera të këtij lloji. Mjetet zbuluese duhet të jenë të shumta dhe bashkëkohore, duhet të kemi sensibilizim më të madh, edhe pse Bashkia Shkodër është munduar që ta bëjë. Duhet të kujdesemi, sepse ne kontrollojmë për territorin jashtë, por tashmë kemi parë se droga kultivohet edhe në mjedise të mbyllura dhe mund të mbillet edhe në pallate. Duhet të punojmë më shumë me të rinjtë vullnetarë, sepse droga është e përhapur edhe në shkollat tona. Pastaj e rëndësishme është që policia të ketë vullnetin e duhur se ndryshe nuk arrihet. Dua të përmend rastin e ish-drejtorit të policisë Shkodër, Alban Çela, i cili nuk kishte aspak vullnet për të luftuar drogën në Shkodër dhe po të ishte ai drejtor policie s’do kishte çfarë t’i bënte as OSBE, as ne të gjithë këtu dhe askush tjetër dhe kultivimi do vazhdonte të rritej tepër, prandaj vullneti ka shumë rëndësi”, deklaroi Voltana Ademi.

KRYEPLEQTË
Gjatë takimit ishin të pranishëm edhe kryepleqtë e dy qarqeve. Njëri prej tyre, Islam Islami, kryeplak i fshatit Shkozë në Vlorë u shpreh se kryepleqtë jetojnë nën kërcënimin e kriminelëve që merren me kanabisin, ndërsa kërkoi që kryepleqtë të kenë një pagë të rregullt dhe jo pagesë qesharake prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj. “Ne deri tani kemi qenë mes dy zjarreve, nga njëra anë policia që na arrestonte nëse nuk tregonim dhe nga ana tjetër nën kërcënimin e krimi-nelëve, të cilët nuk pyesin, por veprojnë dhe ju duhet të dini se ne kemi familje apo të afërm. Ne kemi ecur nga 6-7 orë në këmbë dhe se di sa këpucë kemi prishur dhe a e dini ju se paga jonë është 49 mijë lekë të vjetër. Çfarë të bëjmë me ato para që nuk dalin as për këpucët. Ne vendosim firmat tona në çdo procesverbal dhe puna jonë nuk vlerësohet. Këto gjëra duhen parë”, tha kryeplaku vlonjat.

MANGËSITË
“Mangësia e njohurive në komunitetet vendore si dhe bashkëpunimi i dobët ndërinstitucional janë renditur si mangësitë më të mëdha për luftën ndaj këtij fenomeni. Për të adresuar këto mangësi, OSBE ka ndihmuar Shkodrën dhe Vlorën në 2018-ën, në zbatimin e ndërgjegjësimit kundër kanabisit dhe ngritjen e planeve vendore dhe rajonale”, tha drejtoresha e OSBE-së, Katerine Kristesashvili.

AKUZA E VOLTANËS
Kryebashkiakja Voltana Ademi nuk nguroi të akuzojë ish-drejtorin e policisë, Alban Çela se nuk ka pasur vullnet të luftojë kultivimin e kanabisit. “Alban Çela nuk kishte aspak vullnet për të luftuar drogën në Shkodër. Po të ishte ai drejtor policie, s’do kishte çfarë t’i bënte as OSBE, as ne të gjithë këtu dhe askush tjetër dhe kultivimi do vazhdonte të rritej tepër”, deklaroi Ademi.

KËRKESA E KRYEPLEQVE
Islam Islami, kryeplak i fshatit Shkozë në Vlorë u shpreh se kryepleqtë jetojnë nën kërcënimin e kriminelëve, që merren me kanabisin ndërsa kërkoi që kryepleqtë të kenë një pagë të rregullt dhe jo pagesë qesharake prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj. “Ne deri tani kemi qenë mes dy zjarreve, nga njëra anë policia që na arrestonte dhe nga ana tjetër nën kërcënimin e kriminelëve”, tha Islami.

BILANCI NGA PREFEKTURA
“Policia vendore e Shkodrës gjatë këtij viti (deri më tani) ka asgjësuar 88 parcela me kanabis dhe 3841 bimë narkotike që ishin të kultivuara. Krahasuar me 2017-ën, ka katër herë më pak bimë narkotike të asgjësuara, ndërsa është e pakraha-sueshme me 2016-ën, vit në të cilin kanabisi lulëzoi, sepse në atë kohë ishte 106 herë më shumë se tani”, tha përfaqësuesi i Prefekturës së Shko-drës, Ndue Molla. /GazetaShqiptare/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb