Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë raportimit sot në Këshillit Kombëtar të Integrimit, ka ngritur alarmin e fenomenit të pastrimit të parave.
Çela tha ndër të tjera se vlerësimet janë për nivele shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme, ndërsa shton se ajo që duhet bërë, lidhet me nevojën për ridimensionim të angazhimit të çdo strukture për luftën kundër pastrimit të parave.
“Sa i përket pastrimit të parave, me gjithë masat që janë marrë dhe ka një përmirësim të shifrave jam i mendimi se nuk behët mjaftueshëm në këtë drejtim. Të gjitha vlerësimet janë për nivele shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që forca goditëse nuk është në nivelin e duhur. Kemi bërë përpjekje maksimale si ne ngritjen e strukturave, me trajnime dhe forcimin e kapaciteteve. Por nuk është bërë sa duhet. Ka nevojë për ridimensionim të angazhimit të çdo strukturë për luftën kundër pastrimit të parave. Në lidhje me nivelin e korrupsionit, unë paraqita shifrat në mbledhjen e kaluar. Veprat që janë në kompetencën tonë ndiqen nga qershori i vitit të kaluar dhe shifrat e vitit të parë janë premtuese. Vlerësoj se duhet bërë më shumë në këtë drejtim”, tha Kryeprokurori.