Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka raportuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, lidhur me aktivitetet e Prokurorive të vendit, në vitin që lamë pas.

Çela theksoi se ndër të pandehurit e vitit 2020, më së shumti janë ata me arsim 9-vjeçar, ndjekur nga ata me arsim të mesëm e të lartë. Sipas tij, 4.63% të pandehurve kanë qenë të punësuar në sektorin shtetëror, 24.21% kanë qenë të punësuar në sektorin privat, ndërsa 71.38% rezultojnë si të papunë.

Po ashtu, kryeprokurori zbuloi objektivat e Prokurorive për vitin 2021. Ndër to, ai përmendi rritjen e vigjilencës për hetimin dhe goditjen e kriminalitetin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe shtimin e ambienteve akomoduese të Prokurorive të vendit.

“Të dhënat sociale dhe demografike. Në 2020, 55.11 % e të pandehurve me arsim 9-vjeçar, me arsim të mesëm 40.08% dhe me arsim të lartë 9.55% të të pandehurve. Gjendja shoqërore e tyre, të punësuar në sektorin shtetëror, rezultojnë 4.63% të të pandehurve, në sektorin privat. 24.21% të të pandehurve, ndërsa 71.38% rezultojnë si të papunë. Lidhur me veprimtaritë administrative, janë identifikuar shkelje të efektiveve lidhur me ecurinë e Prokurorive që disponojnë, kërkesat për informacion, etj. Ne kemi propozuar ndërhyrje ligjore që kërkojnë mbështetjen tuaj.

Prokuroria është angazhuar në bashkëpunimin me ministrinë. Duke pasur parasysh edhe problemet që ne ngritëm. Kemi vendosur disa objektiva për 2021, për rritjen e eficencës të prokurorisë dhe rritjen e efektivitetit në luftën ndaj kriminalitetit.

Do të infestifikojmë marrëdhëniet me insitutcionet shtetërore për rritjen e efektivitetit për trajtimin e çështjeve. Po ashtu kemi menduar dhe për përmbajtjen e të drejtave të njeriut. Duam krijimet e preformacës dhe efiçencës për lehtësimin e ushtrimit të prokurorëve në aktivitetin e punës së tyre. Rritja e kapaciteteve akomoduese për prokororët, oficerët gjyqësorë, për rritjen e fondeve dhe kapaciteteve profesionale”, tha kryeprokurori Çela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb