Kryeprokurori Olsian Çela nuk e perjashton mundesine e paraqitjes se amendamenteve per ndryshime ne reformen ne drejtesi, sa i perket kompetencave te drejtuesit te organit te akuzes.

Gjate raportimit ne Kuvend per gjendjen e kriminalitetit gjate vitit 2019, kreu i Prokurorise se Pergjithshme theksoi se sistemi i ri i funksionimit te prokurorise mbetet per t’u provuar.

Deklarata e kryeprokurorit Çela erdhi pas nderhyrjes se deputetit Myslim Murrizi, sipas te cilit ndryshimi i reformes ne drejtesi nuk duhet pare si tabu.

Kryeprokruori pranoi se sistemi ka probleme e sfida, dhe permendi iniciativen per te ngritur nje sistem monitorimi brenda zyrave te prokurorive.

Lidhur me situaten e rendit ne vend, drejtuesi i prokurorise theksoi se Vlora mbetet qyteti me perqindjen me te larte te krimit.

Teksa Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportonte per ceshtje mjaft te rendesishme ne Kuvend, të pranishëm në salle nuk ishin me shume se 10 ligjvenes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb