Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim sot ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, me të cilin diskutuan çështjet që lidhen me koordinimin e punës mes dy institucioneve në prag të përgatitjes së rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2022.

Prokurori i Përgjithshëm dhe ministri i Drejtësisë diskutuan për hartën e re gjyqësore, e cila është në fazën e konsultimeve me grupet e interesit, dhe vlerësuan domosdoshmërinë për përshtatjen e saj me nevojat që ka sot sistemi i prokurorisë.

Drejtuesit e dy institucioneve ranë dakord të bashkërendojnë punën për ndërlidhjen e sistemeve të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë, me të cilat operojnë Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme sa i takon ekzekutimit të letërporosive për pastrimin e produkteve të veprës penale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb