TIRANE- Maxhoranca ka rrëzuar sot në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e prokurorit të ri të përkohshëm dhe mbarimin e mandatit të Arta Markut.

Gazetarja Elda Menga raportoi për ‘BalkanWeb’ se kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi tha se qasjet janë të qarta por procedura kërkon hedhjen në votim. Me 8 vota kundër dhe 6 pro, kërkesa e opozitës u hodh poshtë. Ruçi deklaroi më tej se raporti do i kalojë për miratim seancës plenare

Afati minimal për t’i kaluar seancës është data 15 dhe maksimal data 22. Relatorët Alket Hyseni dhe Oerd Bylykbashi do të përgatisin raportet jo më vonë se 3 javë.

Gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi tha se seanca e 18 dhjetorit, datë në të cilën u zgjodh edhe kryeprokurorja Arta Marku ishte një ndër situatat më të paprecedente. Mes të tjerash ai kërkoi që kryeprokurores t’i ndërpritet mandati. “Jemi ne momentin me te rendesishem te vendimmarrjes e cila duhet te permbledhe dhe pergjegjshmerine e parlamentit shqiptar. Jane propozime qe zgjidhin ngercin e krijuat. Seanca e 18 dhjetorit ka paraqitur nje nder situatat me te paprecedente lidhur me kushtetutshmërinë e shtetit shqiptar. Nje antikushtetutshmeri po con ne nje antikushtetutshmeri tjeter. Ta veme ne shine kushtetutese procesin e hetimeve penale. Te evitojmë qe ne te ardhmen e afërt jo te largët sistemi i prokurorisë te mos hyje ne një vale tërmetesh. Propozimi ynë është te kthejme Prokurorin e Pergjithshem ne shinen kushtetuese. Ti nderprejme mandatin prokurorit te zgjidhur ne mënyrë antikushtetuese. Fillojme nje procedure kushtetuese me veting per te gjithe kanddiatet. e zgjedhim prokurorinne ri me shumicen e cilesuar prej 3 /5. Sapo Keshilli i Lartë i Prokurorise te ngrihet siç duhet te zgjedhim prokurorin e pergjithshem me mandat 7-vjecar”, tha Bylykbashi. Ndërkohë, Alket Hyseni tha se: “Prokurori i përkohshëm u zgjodh ne menyre transparente dhe kushtetuese”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb