Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u shpreh se Prokuroria Publike duhet të konfirmojë nëse prokurorja speciale, Katica Janeva, është e përfshirë apo e keqpërdorur në rastin “Reket”.

Në intervistën për agjencinë e lajmeve MIA, Zaev thotë se e respektojmë prezumimin e pafajësisë, por në të njëjtën kohë të gjitha indikacionet dhe dëshmitë patjetër duhet të procesuohen deri në fund, që të dëshmohet faji apo pafajësia e çdo personi të përfshirë në hetime.

Zaev tha se me hapjen e këtij rasti demonstrohet luftë e qartë dhe e padyshimtë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kthehet besimi te shteti juridik, ndërsa ligji do të vlejë për të gjithë. Zaev u bëri thirrje edhe biznesmenëve tjerë nëse kanë qenë target i reketit të paraqiten në Prokurorinë Publike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb