Nga: ERJON SKENDAJ*
TIRANE – Dëbora e fundit ka zbukuruar si me magji malin e Dajtit, atë të Priskës dhe të gjithë Malësinë e Tiranës, ndërsa kryeqytetasit thjeshtë për ta shijuar bardhësinë e munguar në Tiranë prej vitesh, bëjnë rrugë të gjatë me automjet deri në Qafë Priskë, prej nga ku udhëtimi pa zinxhirë bëhet i pamundur në mos i rrezikshëm.

“Kemi ardhur nga Tirana për të pirë një kafe meqë ishte dëborë. problemi është se rrugët lenë për të dëshiruar. ne jemi defiçitarë përsa i përket shërbimit të rrugëve.”- shprehet një qytetar.
Rruga e Dajtit është i vetmi segment rrugor që lidh me Tiranën fshatrat Qafë Molle, Shëngjergj, Dershel, Selb dhe Shënmeri, që në këtë stinë të vitit mbartin bukuri të rralla të natyrës, me male të larta, pyje që i kanë mbijetuar zjarreve dhe kullota të fshehura nën dëborë, por që nuk arrijnë të preken nga vizitorë të shumte vendas dhe të huaj, që e kanë të pamundur të vozisin me automjet mbi asfaltin e akullt, ku dora e shtetit ka kohë që nuk ndihet.
“Kemi udhëtuar nga Tirana. dëshirë për borën e munguar. Nxorëm fëmijën një shëtitje në Dajt. terreni është shumë i rrëshqitshëm, ka ngrica.”- shprehet një qytetar.
Nga fshati Surrel e deri në kufi të QafëPriskës, ku degëzohen rrugët për në QafëMollë dhe Shëngjergj janë afër 10 kilometra rrugë malore shtruar me asfalt që ngjitet përmes shpatit që hijeshon nga dëbora dhe dielli.
Bardhësia e dëborës duket se ka inspiruar edhe artistë, si një piktor që përzgjedh të hedhë në telajon e tij malin hijerëndë të Tiranës.
Këtu mbyllet edhe rrugëtimi ynë i shkurtër drejt Malësisë së Tiranës, për të cilën do të kishim dashur të tregonim edhe më shumë nëse rruga drejt do të kishte qenë e hapur.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: