Tirana ka festuar sot 100-vjetorin e shpalljes kryeqytet të Shqipërisë me muzikë e me pijen simbol Birra Tirana. Sheshi “Nënë Tereza” është mbushur nga qytetarët që megjithëse jemi ende në dimër, kanë gjetur kënaqësinë tek Birra Tirana.

Stendat e saj kanë qenë më të preferuarat nga kryeqytetasit, të cilët kanë mbushur gotat një pas një me birrë për të uruar njëri-tjetrin gëzuar. Me muzikë dhe birrë Tirana, kjo natë shkurti i ka ngjarë një nate të gjatë vere, teksa qytetarët kanë qëndruar në radhë për të shijuar birrën tradicionale shqiptare.

Festa pritet të vijojë deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe për të shijuar çdo moment në shesh do të qëndrojnë stendat e birrës së preferuar të kryeqytetasve.

“Birra Tirana” është prodhuar për herë të parë në vitin 1961, ndërsa pas kaq dekadash pritet të modernizohet. Prej pak ditësh “Birra Tirana” është pjesë e “Hysenbelliu Group”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb