Kryeqyteti kuban nisi sot fazën e rihapjes pas më shumë se tre muajsh bllokimi, por pa turistë në rrugët e tij, sipas Reuters.

Qyteti me 2,2 milionë banorë është i fundit nga provincat e Kubës që hyn në fazën e parë të një procesi trefazor drejt normalitetit të ri.

Banorët e Havana-s mund të përdorin edhe një herë transportin publik dhe taksitë private, të shkojnë në plazh dhe qendra të tjera pushimi në natyrë.

Përsa i përket turizmit, edhe pse disa hotele janë të hapura në disa ishuj të izoluar, ende nuk ka ndonjë tregues se kur Havana dhe qytetet e tjera mund të lejojnë kthimin e vizitorëve të huaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: