Derbi i tretë sezonal ndërmjet Tiranës dhe Partizanin vjen shumë ndryshe, me shifra dhe statistika që shumë pak veta e imagjinonin. Ajo që nuk ndryshon është magjia e këtij takimi, një sfidë e përjetshme, e mbushur plot rivalitet. Bardheblutë zbresin të qetë në “Air Albania”, me të gjitha shifrat në favor.

Ekipi i Shehit ka dominuar totalisht jo vetëm Partizanit por të gjithë rivalët, për këtë arsye qëndrojë të vetëm në krye, në kuotën e 52 pikëve, 8 më shumë se Laçi i vendit të dytë dhe plus 19 pikë në raport me Partizanit, shifra që tregojnë qartë supermacinë e bardhebluve.

Tirana ka fituar dy përballjet sezonale me Partizanin, por nuk dëshirojnë të ndalen këtu, pas 15 vitesh kanë mundësi të fitojnë 3 sfida radhazi, jo vetëm për të arritur këtë rekord, por një fitore përballë të kuqve do ti afronte edhe më shumë me titullin kampion. Tirana ka shënuar 45 gola në 23 javë, 15 më shumë se Partizani ndërsa kanë pësuar 16 gola, 2 më pak se Partizani.

Të kuqtë e kanë mbyllur llogaritë me titullin por një fitore ndaj Tiranës gjithnjë ka një shije të veçantë, për më tepër që do të frenonin marshimin e bardhebluve drejt titullit kampion. Ekipi i Mehmetit kërkon pikët e plota edhe për të synuar evropën nga kampionati. Dy trajnerët Shehi dhe Mehmeti kanë vendosur të luajnë këtë derbi me këtë formacion

Formacionet:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Totre, Limaj, Përgjoni, Hoxhallari, Devid, Toli, Xhixha, Seferi. Trajner: Orges Shehi.

Partizani: Hoxha, Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Kallaku, Mala, Skuka, Junior. Trajner: Dritan Mehmeti.

Arbitër kryesor; Juxhin Xhaja

Asistentë: Denis Rexha, Nertil Bregasi

Arbitër i katërt: Andi Koçi

VAR: Kreshnik Bajramaj

AVAR: Dojando Myftari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb