Derbi i kryeqytetit mbetet një sfidë unike, sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptar.

Derbi i tretë sezonal vjen me një shije të veçantë, është shumë i rëndësishëm për objektivat sezonal, ose më saktë për objektivin titull.

Shehi
Shehi

Me tre pikë diferencë në raport me Partizanin, Tirana vjen më e qetë në këtë derbi, në letër mund të luaj edhe për të dy rezultatet, por një sfidë derbi nuk luhet, por fitohet, është e vështirë të bësh llogari. Pas humbjes së pësuar përballë Teutës, Tirana gjeti “shërim” në Kupë duke fituar përballë Kastriotit me rezultatin 4-1. Shehi ka në dispozicion grupin e plotë, me përjashtim të Kristal Abazaj.

Colella
Colella

Në një situatë jo shumë të përshtatshme ndodhet Partizani, ky është një derbi ku vlen vetëm fitorja. Nëse të kuqtë dëshirojnë të qëndrojnë në “vallen e titullit”, duhet të mposhtin Tiranën ashtu siç bënë në derbin e fundit. Të kuqtë vijnë pas një humbje të rëndë në Kupë përballë Vllaznisë, një disfatë që vendosi në dyshim vazhdimësinë e Colella-s. “Demat” vijnë të plotë në këtë përballje, të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit.

331512243 930481271301268 4401932477202947390 N
331512243 930481271301268 4401932477202947390 N

Si gjithnjë ata që nuk zhgënjejnë në derbi janë tifozët. Edhe në këtë sfidë pritet një atmosferë e nxehtë teksa “Sport News” mëson se deri në këto momente janë shitur afro 11 mijë bileta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb