Kryeqyteti mbërthehet edhe nga ethet e derbit, këtë të diel luhet sfida e përjetshme, Partizani-Tirana. Ky është derbi i parë sezonal, një sfidë që si gjithnjë pritet me një interesim shumë të madh nga ana e tifozëve. Ky derbi merr dhe më shumë shije pasi luhet në “Air Albania”.

Në letër si gjithnjë është një sfidë shumë e rëndësishme për të dy klubet, jo vetëm për pikët në tabelë, por mbi të gjitha për impaktin që ka një derbi për vazhdimësinë dhe për moralin e dy ekipeve.

310108288 501812218621123 9189894951294676886 N
310108288 501812218621123 9189894951294676886 N

Tirana fitoi titullin një vit më parë dhe sfidat derbi ishin pika kyçe, ku në 4 përballjet ekipi i Shehit mori 3 fitore dhe 1 barazim. Tirana nuk njeh humbje në derbi prej 5 ndeshjeve radhazi. Bardheblutë kërkojnë të ruajnë me çdo kusht këtë trend, por këtë herë kanë përballë një Partizan ndryshe, në emra dhe në staf.

Partizani
Partizani

Të kuqtë kanë startin më të mirë në vitet e fundit, me 4 fitore dhe një humbje në 5 ndeshjet e para, 12 pikë që i kanë dhuruar kreun, plus 4 pikë në raport me Tiranën. Trajneri Colella është përpjekur që nga dita e parë të mbajë ambientin me këmbë në tokë, nuk ka luajtur kurrë më parë një derbi të kryeqytetit shqiptar, por është i qartë mbi peshën e madhe që paraqet kjo sfidë. Të dy ekipet vijnë në kushte të mira, pak mungesa në radhët e të kuqve, ndërsa Shehi i sfidon me grupin e plotë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb