Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitscho, në një komunikim për mediat ka paralajmëruar qytetarët e larguar nga Ukraina se kthimi në vend mbetet ende një rrezik,.

Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim edhe për mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë një armë taktike bërthamore në Kiev.

“Tani prioritetet kryesor mbetet siguria. Sigurisht duhet të shqetësohemi dhe të shpresojmë që luftëtarët tanë të na mbrojnë, por rreziku mbetet ende i lartë. PA SHBA dhe vendet europiane nuk mund të mbijetojmë”, ka thënë Klitschko.

Më tej theksoi se nuk ka asnjë dyshim se Kievi mbetet objekti kryesor i Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb