Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ka sqaruar sot në emisionin “Të bësh ekonomi” të gazetares Vjollca Kongjoni në News24, procesin e rivlerësimit të pasurisë që ka nisur pak ditë më parë dhe pajis qytetarët, me një dokument të ri të pronës së tij me vlerë sipas çmimeve të tregut.

Ai është shprehur se procesi i rivlerësimit duhet të ndahet nga ai i shitjes, duke shpjeguar edhe pagesat. Muho tha se qytetarët janë përfituesit e drejtpëdrejt pasi pasuria e tyre do të vlerësohet me çmimin e tregut. Ai shtoi se zyrat e regjistrimit do të jenë në dispozicion të tyre me shërbimin më të mirë.

“Procesi i rivlerësimit është tjetër gjë dhe i shitjes tetër gjë. Nëse themi se paguhet 2% në procesin e rivlerësimit është tjetër nga ajo që paguhet 15% në procesin e shitjes. Nëse shtëpia është blerë 5 milion dhe tani vlen 10 milion do të paguhet 2% e 5 milionshit. Në rast qytetari blen një pasuri me 10 mln dhe e shet mbi çmimin e referencës do paguajë 15% të vlerës.
Sot pasuria e tyre ka një vlerë të përafërt me vlerën e tregut. Pasuria e tyre nuk ka vlerën e vitit ’93 por të 2016. Në rast se do ta shesë do të merret çmimi i rivlerësuar dhe 15% do të paguhet në rast se do ta shesësh mbi këtë çmim minimal”, u shpreh Muho.

Për sa i përket vlerësimit nga bankat në aplikimet në kredi ai tha se është tjetër gjë por se referencat janë të përafërta. “Bankat kanë ekspertët e tyre të vlerësimit, në kushtet e dhënies së kredive. Por referencat janë të përafërta. Çmimi i tregut është ai që dikton vlerën e një pasurie”. Po kështu Muho tha se tarifa që paguhet për rivlerësimin është 700 leke.

Procedura e rivlerësimit të pasurive të paluajtëshme ka filluar më 1 shtator dhe do të zgjasë 6 muaj dhe do përfundojë më 28 shkurt të vitit tjetër.

ÇMIMET E BANESAVE
cmimet e banesave tabele 2
rivleresimi i pasurise, tabele 1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: