TIRANË- Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve anëtarët e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidatet për deputet të LSI-së për qarkun e Tiranës vendosen sot kurora me lule në bustin e Heroit të Popullit, Qemal Stafa, me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së tij.

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili dha një mesazh të qartë politikës shqiptare, e cila, tha ai, ka ardhur koha që të lëshojë nga vetja në kuadër të stabilitetit në vend. “Dëshmorët shumë të rinj ne moshe nuk kursyen as jetën dhe sakrifica sublime e tyre eshte nje thirrje për politikën sot”, tha kreu i LSI-së, Vasili.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: