Kryesia e PD votoi unanimisht që gara për kryetar partie të ketë 4 kandidatë.

Ata janë:

Lulzim Basha

Fatbardh Kadilli

Edit Harxhi

Agron Shehaj

Gazetari Osman Stafa raporton për “Balkanweb” se në rend të ditës, ishte edhe një udhëzim, sipas statutit të Partisë Demokratike.

Në këtë status, thuhet se çdo kandidat do ketë vëzhguesin e tij. Basha nuk ndodhet në seli, për shkak të konfliktit të interesit, sepse është gjithashtu kandidat për kryetar.

Disa kandidatë është kërkuar që të eliminohen, sepse sipas statusit nuk përmbushin kriteret për të garuar si kryetar të partisë.

Nga nesër, kandidatët do kenë mundësi që të bëjnë fushatë, duke publikuar platformën e tyre. Këta individë do të shpalosin platformën e tyre deri më 11 qershor dhe më 13 qershor zgjidhet kryetari i ri i PD-së. Nga nëntë kandidatët për kryetar të PD-së, katër janë zgjedhur për të kandiduar dhe pesë janë eliminuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: