Më 29 shkurt do të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për ‘BalkanWeb’ se vendimi në fjalë u mor sot në Kryesinë e PS-së.

Mbledhja e sotme e Kryesisë u përqendrua tek zgjedhjet e brendshme të partisë dhe organizimi i strukturave të saj. Po ashtu mësohet se kupola drejtuese e PS mori në shqyrtim kandidaturat për kryetarë të degëve, ku për secilën degë bashkie, ka nga dy ose më shumë emra për kryetar.

Kryetarët e rinj do zgjidhen me votim nga anëtarësia e PS në muajin janar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: