Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Mynih me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger ku u diskutua mbi kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria. Gjatë takimit, Greminger vlerësoi angazhimin personal të Kryeministrit duke filluar që nga vizita në Uashington dhe në Nju Jork, në takimin e Këshillit të Sigurimit.

“Urime për fillimin e mbarë të presidencës së OSBE-së nga ana e Shqipërisë. Mendoj se e filluat jashtëzakonisht mirë. Ne të gjithë dhe unë personalisht vlerësojmë angazhimin tuaj personal duke filluar që nga vizita juaj në Uashington dhe në Nju Jork, në takimin e Këshillit të Sigurimit. Ne e kuptojmë se juve ju presin shumë sfida dhe mendoj se në këto takime ky ka qenë edhe fokusi i vizitave tuaja”, tha Greminger.

Prej ditës së djeshme, kryeministri Rama ndodhet në Mynih ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ishin të pranishëm krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb