Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Sot është një ditë e shënuar për çiftin, ndërsa së fundmi, Miriami ka publikuar tre fragmente nga kënga e tyre mjaft e njohur ”Let me die ëith you”, krahas së cilës ka treguar se çifti mbushin plot 14 vite bashkë.

”14 vite me ty. I love you more than the ëorlds can say @albanskenderaj”, shkruan Miriami, duke na dhuruar disa doza dashurie.

Pak kohë më parë, Miriam Cani ishte e ftuar në emisionin “E diell” për t’u rrëfyer më gjatë rreth jetës e karrierës së saj përmes disa fotografive. Kur në ekran u shfaq një foto familjare e saj me Albanin dhe dy fëmijët, Miriami tregoi se si është partneri i saj si baba. Ajo tha se Albani është shumë i kujdesshëm dhe deri më tani e ka menaxhuar në mënyrë perfekte karrierën dhe familjen.

Këngëtarja u shpreh se pavarësisht se ambienti në shtëpinë e tyre është bërë më i zhurmshëm për shkak të dy fëmijëve, Albani ja ka arritur të krijojë edhe në këto kushte muzikë të mirë. Miriami tha se fëmijët duhet të ndihen me shumë fat që kanë një baba si Albani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb