Kryesuesi nga kandidatët në listën e unifikuar shqiptare ‘’Lugina e Bashkuar’’ për zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi ka bërë me dije se mandati i 3-të nga shqiptarët deri tani në Preshevë nuk është fituar ende.

I ftuar në ”Real Story” të Sokol Ballës në News24, Kamberi i cili është njëkohësisht kryebashkiak i Preshevës, tashmë është deputet por thotë se po pritet erzultati përfundimtar. Ai shprehet se marrëveshjen e Tiranës e ka bojkotuar vetëm një parti ditën e djeshme në Bujanovc që do të prodhojë vota të humbura ‘nul’ pasi nuk u qëndrua angazhimit të marrëveshjes.

”Jemi në pritje të rezultateve nga të gjitha qendrat e votimit. 2 mund të shkojnë deri tani në favorin tonë.

Unë vij nga partia për veprim demokratik që ka marrë pjesë rregullisht në zgjedhje. Risia kësaj here është që kemi 5 parti kryesore. Rezultati prej 2 deputetësh e ka arritur edhe vetë në 2014. Angazhimi i Tiranës ishte i mirëseardhur dhe shuarja e pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes u arrit kësaj here.

Tradicionalisht Partia demokratike shqiptare nuk kanë marrë pjesë, vetëm në ’92 kanë marrë mjesë me PBD.

Ne marrim pjesë tradicionalishte prej 2007. Pavarësisht miratimit, angazhimi i Tiranës ishte që të përforcoheshim në nivel qëndror. Rritje numerike e deputetëve, pasi mandatin e 3-të nuk e kemi siguruar plotësisht. Në Bujanovc ka disa parti që nënshkruan marrëveshjen e Tiranës. Dje një parti doli hapur për bojkot, dhe do dalin shumë vota nul, pasi nuk patën angazhimin. Aktualisht jam kryebashkiak.”- tha Shaip Kamberi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb