KORÇË

Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit Daniel Tudorache gjatë një vizite në qytetin e Korçës u shpreh se nuk e shikon të drejtë bojkotimin e zgjedhjeve dhe sidomos atyre lokale.

“Unë nuk jam dakord me asnjë bojkotim të partive në zgjedhje. Çdo njeri ka të drejtë të votojë dhe kjo e drejtë nuk mund t’ju hiqet. Unë i këshilloj ata që duan të votojnë të paraqiten të votojnë. Ky është roli i demokracisë. Vota. Na pëlqen apo s’na pëlqen, ne duhet ta respektojmë votën. Edhe ne kemi zgjedhje pas një viti. Edhe unë jam pjesë e partisë qeverisëse. Edhe ne opozita na atakon nga të gjitha fondet. Ne duhet të ecim përpara. Ne kemi zgjedhje parlamentare pas 3 javësh. Opozita na qëllon nga të gjitha këndet”, tha Tudorache.

Nga ana tjetër, ai pohon se nuk është dinjitoze që opozita të kërkojë nga populli të mos shkojë në votim.

“Nuk është në dinjitet që një opozitë të kërkojë që populli të mos shkojë në votim. Para 30 vitesh ne luftuam të prezantohemi në zgjedhje dhe të fitoje ai që e meriton”, deklaroi kreu i Bashkisë së Bukureshtit.

Këtë deklaratë Tudorache e dha nga qyteti i Korçës, ku u nënshkrua marrëveshje për binjakëzim midis dy bashkive.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb