Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka raportuar ditën e sotme para Komisionit të Ligjeve, institucion ky i dalë nga Kuvendi i Shqipërisë. Ibrahimi, ka bërë një rezyme të gjithë aktivitetit të institucionit që drejton, për vitin 2020.

Ai tha se ka pasur një keqorientim sa i përket letrave të ankesave që vinin nga qytetarët, në drejtim të prokurorëve.

Ai tha se fillimisht, këto ankesa i kalonin Prokurorit të Përgjithshëm, por më pas, me krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, letrat e ankesave i kalonin atij.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka përgjegjësinë e një organi ndihmës dhe vlerësim kalimtar. Ne ndihmojmë që organet e VETTING-un të kryejnë tre komponentët e tyre. Ne kontribuojmë duke hartuar raportet profesionale të prokurorëve. Ne hedhim shortet, ku bëhet e mundur identifikimi i dosjeve. Një tjetër rekomandim shumë i qartë, ka qenë përmbyllja e paketës së akteve nënligjore.

Raportoj që gjatë vitit 2020, këshilli ka miratuar ndryshimet e rregullores së administrimit të prokurorëve, dosjeve personale të tyre. Procedurën e transferimit të përkohshëm të prokurorëve. Ngritjes në detyrë të drejtuesve. Ka pasur një keqorientimi në lidhje me adresat se kur duhej adresoheshin ankesat e tyre ndaj prokurorëve. Ajo i takonte në të kaluarën prokurorit të përgjithshëm.

Ne kemi përcjellë pranë Prokurorit të Përgjithshëm, deri në krijimin e ILD. Me krijimin e këtij institucioni, ankesat i kalojnë asaj. Pavarësisht VETTING-un, sistemi duhet të ofrojë garanci. Gjatë këtij viti miratuam një rregullore, kjo na shpie te rekomandimi tjetër në dhënien e opinioneve ligjore. Gjatë vitit 2020 kemi marrë pjesë në grupin e punës nga Ministria e Drejtësisë, kemi marrë pjesë në takime periodike që u ngritën për këtë qëllim.

U kontribuua për ligjin e magjistratin dhe ligjin ndaj prokurorin. Si konkluzione, do të thoja që veprimtaria është shënjuar nga hedhja e themeleve, për meritokracinë, që ka si themel matjen e performancën dhe rezultatin e të gjitha vendimeve për karrierën e tyre”, tha Ibrahimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb