Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se do të bëhet luftë nëse preket Mitrovica.
Sipas tij, plani i Serbisë parashikon ndarjen e këtij qyteti përmes Ibrit, por, siç tha Bahtiri, nëse preket Mitrovica do të bëhet luftë që s’është parë asnjëherë deri tani.

“Plani i Serbisë është ndarja e Kosovës përmes lumit Ibër… Nëse preket Mitrovica do të bëhet luftë që s’është parë asnjëherë deri tani… Mitrovica nuk guxon me u prek, do të flasin vetë qytetarët dhe Mitrovica do të jetë epiqendër e fuqishme e revolucionit, këtë le ta dinë të gjithë”, tha Bahtiri mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë, pas tryezës kushtuar 19-vjetorit të masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, e cila ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb