Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh për ndarjen nga jeta të artistit të madh Avni Mula.

“Avni Mula ishte një artist i kalibrit të lartë, kompozitor i madh dhe këngëtar i shquar. Disa breza shqiptarësh u rritën dhe u frymëzuan nga këngët e tij. Avni Mula i këndoi Shqipërisë si rrallëkush. Këngët e tij u bënë një “kolonë zanore” e jetës së shqiptarëve. Ai krijoi një art të madh, por edhe një familje të madhe artistësh.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb